Obama planifikon ta rrisë pranimin e refugjatëve në SHBA

Qeveria e presidentit amerikan, Barak Obama planifikon rritjen prej 30 për qind të pranimit të refugjatëve në SHBA gjatë vitit të ardhshëm financiar, shkruan gazeta “Uollstrit xhurnal”, e cila i referohet raportit vjetor për refugjatë, i prezentuar në Kongres.

“Në vitin e ardhshëm financiar, i cili fillon më 1 tetor në SHBA do të pranohen deri në 110 mijë refugjatë, në krahasim me 85 mijë këtë vit”, deklaroi sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri, duke prezentuar të dhëna të reja në seancën e mbyllur me anëtarët e komisioneve për çështje juridike në Dhomën përfaqësuese dhe Senat, shton gazeta.

“Rreth 40 mijë refugjatë, të cilët do të pranohen vitin e ardhshëm do të jenë nga Azija Juglindore dhe Lindjen e Afërt, duke e përfshirë Sirinë, ndërsa pothuajse 35 mijë do të jenë nga Afrika”, është paraparë në raport.

Paraprakisht Departamenti shtetëror theksoi se deri në fund të vitit financiar SHBA-ja në territorin e saj do të pranojë edhe të paktën dhjetë mijë refugjatë nga Siria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button