Vendet me fluturimet më të shtrenjta dhe të lira

Për të krahasuar çmimet e fluturimeve, “Kiwi.com” ka analizuar më shumë se 1 milion fluturime nga 75 vende që janë të njohura në mesin e turistëve, për të përcaktuar se cilat destinacione ofrojnë fluturime më të lira dhe më të shtrenjta në relacionet vendore dhe ndërkombëtare.

Janë marrë në konsideratë fluturime gjatë periudhës kur kompanitë regjistrojnë numrin më të madh të udhëtarëve gjatë sezonit të pushimeve.

Shpenzimet mesatare të biletave janë llogaritur në 100 kilometra të kaluara. Në bazë të këtyre parametrave, në bazë të analizës së “Kiwi.com”, India mori vendin e parë ndër destinacionet që ofrojnë fluturime të lira – me një çmim mesatar prej 3.25 dollarësh në 100 kilometra. Renditja e vendit është kryesisht për shkak të kostos së ulët, sidomos fluturimet brenda vendit, përcjell Albinfo.ch.

Malajzia, Rusia, Portugalia dhe Indonezia vijnë pas Indisë, e cila mban pozitën e parë në renditje. Në të njëjtën kohë, Emiratet e Bashkuara Arabe mund të mburren me fluturimet më të shtrenjta, me një çmim mesatar prej 105.71 dollarësh për 100 kilometra. Finlanda është e dyta me çmimet më të larta me një mesatare prej 50.98 dollarësh për 100 kilometra, e ndjekur nga Katari me një mesatare prej 50.37 dollarësh.

Kina krenohet me biletat më të lira, ndërsa më të shtrenjtat Kanadaja.

Të dhënat gjithashtu vijnë në përfundim se çmimet e fluturimeve në tërësi kanë rënë me 12.5% vitin e kaluar, dhe si rezultat është rritur konkurrenca dhe kompanitë kanë shpenzuar më pak kerozin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button