“Vota ime, përgjegjësia ime”, Platforma e re politike e organizatave rome të Maqedonisë

Pesë organizata qytetare rome të qyteteve të ndryshme të Republikës së Maqedonisë prezantuan sot platformën e përbashkët, nën moton “Vota ime, përgjegjësia ime”. Në konferencën e mbajtur në hotel “City Center”në Shkup, përfaqësuesit e organizatave theksuan se edukimi politik i qytetarëve romë për të kontribuuar në krijimin e kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike është parimi që i bashkoi, pasi siҫ u shprehën “Pa dallim të përkatësisë etnike, jemi pjesë e Republikës së Maqedonisë dhe kontribuojmë në të gjitha proceset shoqërore në vend”, njofton Portalb.

Përfaqësues i Shoqatës “Meseҫina”, Muhamet Toҫi u shpreh “Është koha ta ndryshojmë perceptimin mbi dobësinë e bashkësisë rome, me ҫka do të tregojmë se jemi të interesuar për zhvillimin e shoqërisë bashkëkohore… Është koha për definim të ri të vendit dhe bashkësisë rome në RM-së”.

“Ne i urojmë liderët e partive poltike dhe diplomatët e huaj që në këtë moment treguan kapacitet politik dhe arritën marrëveshje”-tha përfaqësuesi i Qendrës Shtetërore të Romëve, Ashmed Elezovski.

Elezovski tregoi se arsyet e bashkimit në platformën e përbashkët nën moton “Vota ime, përgjegjësia ime” janë: sfida e zhvillimit të bashkësisë rome në RM-së; nevoja për pjesëmarrje aktive të romëve në sistemin politik, jetën publike dhe shoqërore në RM-së; dëshirën për ta rritur kapacitetin demokratik të bashkësisë rome si bazë për jetesë bashkëkohore; dëshira për barazi para ligjit si dhe detyrimi për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët.

Sipas përfaqësuesit të “INSOK”, Samet Skenderi qëllimet e platformës janë: Pjesëmarrja e bashkësisë rome në sistemin politik; kontribuimi i romëve në procesin zgjedhor; edukimi politik i bashkësisë rome për realizimin e  të drejtës së zgjedhjes; sigurimi i transparencës së deputetëve të Parlamentit, përfshirjen e prioriteteve të romëve në agjendën e partive poltike. Prandaj, sipas tij, bashkërisht do të angazhohen në vetëdijësimin e romëve që kanë të drejtë vote mbi rëndësinë e votës, ashtuqë do të tentojnë t’i kyҫin gjithsejt 10 000 romë, që dmth nag 2000 për 1 njësi zgjedhore. Ai poashtu bëri të ditur se do të kontaktojnë me të gjithë kandidatët që janë pjesë e listës për deputetë e t’ua prezantojnë atyre nevojat e romëve, por ‘pa pasur për qëllim t’iu përzihen në punën e tyre’.

“Vota ime, përgjegjësia ime”, Platforma e re politike e organizatave rome të Maqedonisë
“Vota ime, përgjegjësia ime”, Platforma e re politike e organizatave rome të Maqedonisë

Nga OJQ “KHAM”, Zekir Abdulov sqaroi se pas zgjedhjeve në periudhë më së paku 2 vjeҫare organizatat planifikojnë të kontaktojnë vazhdimisht me deputetët në Parlament dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në komisionet parlamentare në debatet për ҫështje nga interesat e romëve, për ҫka tha“E dijmë se ky nuk do të jetë proces i lehtë, por jemi të vetëdijshëm se edhe udhëtimi më i gjatë fillon me hapin e parë”.

Përfaqësuesit e organizatave treguan se për aktivitetin në fjalë kanë fituar financa prej 25 000 dollarësh amerikanë. Sipas tyre, “Këtë herë është mundësi historike e partive politike ta kuptojnë se erdhi koha e edukimit, racionalizimit”.

Ndryshe,Organizatat qytetare rome themeluese të platformës në fjalë janë: Iniciativa për Ndryshim Social “INSOK”-Shkup, Shoqëria për Zhvillim të Bashkësisë Rome “SUMNAL”- Shkup, Shoqata Humanitare për Bamirësi e Romëve “Meseҫina”-Gostivar, OJQ “KHAM”-Dellҫevë dhe Qendra Shtetërore e Romëve-Kumanovë./Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button