Në Regjistrin qendror janë vendosur dy regjistre të reja

Në Regjistrin qendror janë vendosur dy regjistre të reja – regjistri për shitje me ndalesë të së drejtës së pronës dhe Regjistri për sigurim me bartje të pronësisë së sendeve dhe bartje të të së drejtës.

“Këto regjistra mundësojnë evidentim dhe publikim të dy lloje të sigurimit të kërkimit, që e rrit transparencën në qarkullimin juridik dhe paraqet mjet të ri për sigurimin e kërkimeve gjatë kreditimit të bizneseve”, sqaron Regjistri qendror.

Regjistrimet në këto regjistra kryhen në bazë të kontratave solemne ose akteve notere për sigurimin e kërkimeve dhe mund të kryhen në rrugë elektronike ose në formë të shkruar në zyrat rajonale të Regjistrit qendror.

Përmes këtyre regjistrave kryhet kërkimi i thjeshtësuar edhe në Regjistrin qendror edhe në Regjistrin për lizing, me ç’rast prej tani edhe në rrugë elektronike, pa nevojë për ardhje në ndonjërën nga zyrat e Regjistrit qendror, mund të merret informacion për lëndë të ngarkuara të luajtshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button