Gjysmë-kopje, gjysmë-tekst

[Bllokohet fshati Rramanli në Kumanovë, ja arsyet?]

Kur raportohet për protesta apo zhvillime të ngjashme, lajmi duhet të ketë përmbajtje kronologjike. Gazetari nga terreni duhet të kapë më shumë segmente dhe t’i bashkojë ato në një lajm, që nënkupton informim profesional dhe të kompletuar.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me një lajm të cilit i mungojnë shumë elemente, e për të cilin ka bazë shumë të fortë për të dyshuar se është kopje e marrë nga një medie tjetër, pa e cituar burimin. Nëse në këtë rast raportohet për një protestë, thirrjet nga e cila u adresohen institucioneve shtetërore, atëherë po ashtu dëshmohet se teksti është i njëanshëm sepse në të mungon qëndrimi zyrtar. Askund në tekst nuk thuhet nëse është kërkuar qëndrim nga Komuna e Kumanovës.

Një numër i madh i banorëve të fshatit Rramanli të Kumanovës kanë bllokuar hyrje-daljen të këti vendbanimi në shenjë revolte për shkak se ditë më parë një fëmij i këti fshati ishte shkelur dhe ka marrur lëndime të rënda trupore nga një veturë.

Përderisa në paragrafin që vijon përmenden protestuesit dhe lajmi thirret në atë që gazetari raporton nga terreni (një paragraf më poshtë), në tekst mungon edhe vetë pala që e ‘mban’ lajmin, pra protestuesit. Qëndrimet dhe kërkesat e tyre nuk mund të përcaktohen apo të vlerësohen si autentike, përderisa në tekst nuk ka asnjë citat, i cili do të dëshmonte prezencën e autorin në vendngjarje.

Protestuesit kërkojnë dënim maksimal ndaj autorit të këti incidenti me pasoja fatale. Ndërkoh protestuesit kërkojnë nga autoritetet komunale që të gjindet zgjidhje që shoferët e veturave të mos vozisin me shpejtësi të madhe në fshatin Rramanli, me të vetmin qëllim që të mos përsëritet ajo që ndodhi ditë më parë, ku nga shpejtësia e madhe ishte goditur një fëmij nga ky fshat.

Bllokohet fshati Rramanli në Kumanovë screenshootLinku deri te artikulli origjinal: “Bllokohet fshati Rramanli në Kumanovë, ja arsyet?
Data dhe koha e publikimit: 06.09.2016
Data e recensionit: 06.092016
Recensues: Adrian Kerimi

Teksti përfundon me tendencën për të argumentuar autenticitetin e lajmit, por të kundërtën e kësaj e dëshmojnë fotografitë jo profesionale dhe të pa atribuuara. Në rast se gazetari do të ishte në vendngjarje, së paku do të shkrepte fotografi më profesionale dhe më kualitative. Mbase, kjo nuk çon pluhur për lexuesin, por interesimin e tij për të lexuar lajmin dhe për t’u informuar do ta shtonte qëndrimi i familjes së vajzës, e cila pësoi lëndime të rënda nga aksidenti, si dhe informatat për gjendjen e saj shëndetësore. Mungesa e këtyre elementeve dëshmon edhe njëherë veprimtarinë “copy-paste” të redaksisë.

Ndryshe, gazetari jonë nga terreni raporton se banorët janë tepër të revoltuar dhe kërkojnë që urgjentisht komuna dhe institucionet tjera përgjegjëse të gjejnë zgjidhje afatgjate që të mos përsëriten raste të tilla që mund të kushtojnë jetë.

Teksti përfundon në mënyrë jo logjike dhe jo profesionale. Nuk ka një informacion se deri ku është procedura me zbardhjen e këtij rasti, a është zbuluar vozitësi dhe, nëse po, cili është qëndrimi i tij në këtë rast. Gjithashtu, nuk ka një sfond. Vallë ka ndodhur edhe më parë të ketë raste të tilla? Këtë nuk e dimë, sepse gazetari në terren nuk ka pyetur banorët se vallë ky rast është i pari apo ka ndodhur edhe më herët diçka e ngjashme, e që përfundimisht ka nxitur banorët për një iniciativë të tillë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button