LR-PDSH: Tërmetet rrezikojnë nxënësit nëpër shkolla

Pas paralajmërimeve të Qendrës sizmologjike të RM-së për përsëritjen e mundshme të dridhjeve të tokës, me epiqendër rajonin e Shkupit, departamenti për Arsim pranë LR-PDSH-së kërkon intervenimin urgjent të Ministrisë së Arsimit, transmeton Portalb.

“Ministria e Arsimit duhet të merr masa preventive për nxënësit që gjenden në rrezik të lartë, gjegjësisht të lëshojë urdhëresë drejtuar shkollave të qytetit të Shkupit dhe rrethinës së saj, duke pezulluar punën e tyre për disa ditë.  Në raste të jashtëzakonshme si kjo, duhet të braktisni politikën ditore dhe të veproni në mënyrë cilësore dhe preventive. Duke ditur që udhëhiqni me institucione që reagojnë ngadalshëm dhe përballen me mungesë të theksuar të pajisjeve për ndërhyrje të shpejt, do të ishte e mençur që të merrni masa mbrojtëse”, thonë nga LR-PDSH.

Arsyeja e dytë janë shkollat e vjetërsuara dhe jo të mirëmbajtura, vlerësojnë nga LR-PDSH, të cilat siç theksojnë ata, rrezikojnë, shembjen vetvetiu, ndërsa ndonjë dridhje më e fuqishme sizmike shton rrezikun për ndonjë fatkeqësi me përmasa më të mëdha.

Arsyeja e tretë, sipas tyre, është sinjali jostabil dhe i dobët i operatorëve. Sipas informatave tona, në Shkup dhe rrethinë ka probleme komunikimi disa ditë me rrudhë.

“Janë këto arsye të mjaftueshme që shqetësojnë prindërit, andaj fëmijët më të sigurt janë nëpër shtëpitë e tyre dhe pranë prindërve, se sa në shkollat e vjetërsuara publike që janë pranë rrënimit” thuhet në reagimin”, përfundojnë nga LR-PDSH.

Qëndrim nga Ministria e Arsimit deri më tani nuk ka, megjithatë shumica e prindërve kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe çerdhe.

Nga MASH, thonë se ata nuk munden të sjellin vendim për mbylljen e shkollave, por as të ndikojnë ndaj vendimit individual të prindërve, por se presin instruksione nga Komiteti Drejtues për Menaxhim me Kriza ose nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button