Aksident i frikshëm i futbollistit të Crystal Palace

Mbrojtësi i Crystal Palace, Pape Souare, është përfshirë në një aksident të frikshëm në autostradën M4 në Londër në orët e para të së hënës, duke u përplasur me makinën e tij Mercedes me një vlerë 130 mijë paund.

Fatmirësisht Souare arriti të mbijetojë, por pësoi thyerje në kofshë dhe nofull gjatë përplasjes ku makina e tij humbi tërësisht pjesën e sipërme të saj përpara se të ndalej nga një shtyllë e thyer gjithashtu.

Njoftimi është dhënë nga policia lokale dhe më pas vetë klubi londinez. Shërbimi ambulator në kryeqytet e nxori futbollistin nga makina e tij për ta çuar me helikopter në spitalin e Londrës lindore. Dëmtimet e Souare nuk rrezikojnë jetën e lojtarit, ndërsa klubi ka lajmëruar se po ndjek nga afër situatën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button