Pas humbjes nga Alaves, Barcelona e merr një lajm fantastik

Barcelona e ka filluar javën me seancën e rregullt stërvitore në “Ciutat Esportiva”.

Risia më e madhe sot ishte prania e portierit Marc Andre Ter Stegen, i cili ka ushtruar me pjesën tjetër të skuadrës.

Portieri gjerman ka lënë pas krahëve dëmtimin e pësuar dhe është plotësisht i gatshëm për trajnerin Luis Enrique, përcjellë “Lajmi.net”.

Kështu lë të kuptohet energjia dhe dëshira e madhe për të luajtur që gjermani e ka shfaqur në stërvitje, pasi që konfirmimin nëse ai mund të luajë apo jo, duhet ta japë stafi mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button