Zgjidhet Miss Italia, por të gjithë e kanë mendjen te vendi i dytë, ja pse

Në Itali, konkursi kombëtar i bukurisë Miss Italia, vazhon prej 77 vitesh, madje arrin të ngjallë edhe polemika. Më e fundit ka të bëjë me vajzën që mbërriti deri në garën kokë më kokë dhe doli e dyta.

Para spektatorëve të La7, kemi një vajzë bionde, me sy të gjelbër, shumë elegante dhe një tjetër, që pabesueshmërisht për normat e tanishme të konkurseve të bukurisë, ështa masa 46, me flokë gështenjë e sy të kaftë. Kemi një Afërditë dhe një vajzë tokësore. Dhe në fund fiton Afërdita. Jemi ende në epokën e vajzave me linja të holla, megjithatë kohët po ndryshojnë, vajzat e kolme, jo vetëm që marrin pjesë në një konkurs bukurie, por mbërrijnë edhe në vend të dytë. Sigurisht ndryshimet shoqërohen me polemika dhe të tilla pati plot gjatë këtij konkursi.

Pakënaqësitë e para u dukën gjatë garës së drejpërdrejtë të dhjetë vajzave nga të cilat u zgjodhën pesë, ku konkurrentja Viviana Vogliacco, u eliminua, me vendim të jurisë së spektaklit, nga konkurrentja Curvy e Miss Italia-s, Paola Torrente, e cila në përfundim doli e dyta. Në rrjetet sociale pati një delir të vërtetë kur në duelin mes tyre, numri 28 Viviana Vogliacco foli për rivalen e kolme me numër 26, Paola-n: “E kam frikë sepse i ka kthyer papërsosmëritë e saj në pika të forta”. Të kesh forma të rrumbullakosura, do të thotë të kesh defekte?, ishte pyetja që shpërtheu mes komentuesëve. Për ta nxehur atmosferën, mendoi pikërisht mamaja e Viviana-s me një deklaratë tjetër, që ngjalli indinjatë  duke propozuar që të kishte një kategori më vete për vajzat e kolme, kërkesë që u hodh poshtë edhe nga Francesco Facchinetti prezantuesi i këtij konkursi. Edhe organizatorja e Miss Italia, Patrizia Mirigliani, edhe pse u shpreh që e kuptonte kundërshtimin dhe zhgënjimin, nënvizoi që braktisja e idesë së përmasave ishte një arritje e konkursit që nuk vlerëson vetëm kanonet e rrepta në përkufizimin e bukurisë.

Një pakënaqësi u shpreh edhe nga ana e komisionit teknik. Mara Venier dhe Raoul Bova, në emër të jurisë së spektaklit, kërkuan falje dhe kërkuan një ndryshim në rregulloren që iu atribuon atyre shumë përgjegjësi në verdiktin për sfidën e dysheve. Ndërkohë që në të tjerat etapa, juria e spektaklit ka vetëm 20 për qind të peshës së votës, komisioni teknik, që ndjek vajzat që nga fillimi, 30 për qind, ndërsa televotimi gjithë pjesën e mbetur.

Fituesja është Rachele Risaliti, nga Firenze, 21. E gjatë 1,77m., me flokë të verdhë në të hirtë dhe sy të gjelbër. E diplomuar në liceun shkencor, ajo studion Fashion Marketing Management në universitet. Dëshiron të diplomohet brenda dy vitesh dhe të bëjë një master në Evropë për t’u bërë një Trend Forecaster.

Paola Torrente, Miss Italia Curvy 2016, që doli e dyta është e gjatë 1,80, 22, nga Angri, Salerno, mban masën 46, studion inxhinieri, por dëshiron të vazhdojë karrierën  në botën e modës curvy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button