Janeva këtë javë do të paraqesë raportin e dytë mbi punën e PSP-së

Sipas Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike, prokurorja speciale Katica Janeva këtë javë duhet ta paraqesë raportin e saj të dytë për punën e PSP-së, shkruan NovaTv, transmeton Portalb.

PSP është e obliguar që çdo gjashtë muaj t’i jep llogari Parlamentit dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë për aktivitetet, financat, ekipin kadrovik, duke përfshirë edhe progresin e hetimeve.

Raporti duhet të dorëzohet më 15 shtator, që përkon me përvjetorin e formimit të kësaj prokurorie.

“Prokurori publik do të raportojë çdo gjashtë muaj mbi aktivitetet e tij ose të saj, duke përfshirë edhe përshkrim të përparimit në cilindo hetim a ndjekje të ndërmarrë nga prokurori publik. Në këtë raport mund të hiqen materiale, që sipas prokurorit publik duhet të ruhen si të besueshme, por do të sigurojë informacion të duhur për t’i justifikuar shpenzimet “, thuhet në paragrafin 2 të Nenit 7, të Ligjit për PSP-së.

Raportin e parë nga formimi i PSP-së, Janeva e dorëzoi më 15 mars. Kjo shkaktoi një stuhi reagimesh në Këshillin e Prokurorëve Publikë, por edhe në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike në Kuvend, ku përfaqësues nga pushteti kërkuan që Janeva personalisht ta shpjegojë raportin.

Mungesa e saj nxiti debat të nxehtë në mes të qeverisë dhe opozitës. Atëherë Janeva theksoi se në pajtim me Ligjin, ajo nuk është e obliguar personalisht ta paraqesë punën e bërë, për çka i ftoi të gjithë atyre që kanë ndonjë pyetje, të drejtohen direkt në Zyrën e Prokurorisë Speciale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button