Si thahet manikyri në thonj në gjysmën e kohës?

Ka disa gjëra në jetë që janë me të vërtetë të mërzitshme, siç është edhe pritja që të thahet manikyri në thonj. Por janë disa mundësi të mira që koha e pritjes të përgjysmohet, mjafton të dish truket. Më poshtë janë dy metoda të shpejta dhe të thjeshta që e thajnë manikyrin në një kohë shumë të shkurtër.

Ujë me akull. Mund të duket si një metodë e çuditshme, por një tas me akull është gjithçka të duhet në një kohë super të shpejtë. Mbushe tasin me ujë dhe disa kuba akulli para se të lyesh thonjtë. Përdor të paktën tri shtresa të holla manikyr, por bëj kujdes që të paktën koha nga njëra-tjetra të jetë 2-3 minuta. Pasi të kesh përdorur një metodë për tharje të shpejtë, futi duart në ujin me akull dhe mbaji ashtu për tri minuta. Kaq është koha që të duhet për t’i tharë thonjtë.

Spray i kuzhinës. Me siguri mban në kuzhinë spray-n me të cilin zakonisht spërkat ushqimet apo u ul atyre kaloritë. Vaji që ka spray i gatimit, jo vetëm që do t’i thajë thonjtë e lyer në gjysmën e kohës, por edhe do të shërbejë si një lloj shtrese mbrojtëse për ta. Mjafton vetëm një spërkatje dhe për tre minuta thonjtë janë tharë. Më pas shpëlaji duart për të larguar yndyrën që të ka mbetur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button