Britani- 132 vite burg bandës shqiptarë, shpërdanin kokainë të klasit A

13 persona, pjesë e një bande trafiku droge të drejtuar nga shqiptari, Asmirald Miraka 25-vjeç janë dënuar nga një gjykatë në Britaninë e Madhe me 132 vite burg, shkruan Shqiperiaime.al.

Pas hetimeve të kryera nga autoritetet britanike, gjykata vendosi dënimin e Mirakës me 16 vite e 3 muaj burg, ndërsa korrierët e drograve të rënda heroinë dhe kokainë Desar Asllani 30-vjeç është dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, po ashtu edhe Aleks Asllani 28-vjeç dhe Arjon Cerriku 30-vjeç.

Drejtuesi i bandës, Asmirald Miraka bashkë me tre korrierët e tij shqiptarë dhe anëtarët e tjerë shpërndanin kokainë dhe heroinë në disa qytete në Britani.

Lëvizjet ishin mjaft të kujdesshme me makinat e përshtatura posacërisht për transportin e drogës, ndërsa komunikimi në telefon ishte me kode dhe më pas numri zhdukej.

Të gjithë shqiptarët e përfshirë dhe më pas dënuar qëndronin ilegalisht në Britani.

Pas shumë hetimeve dhe një ndjekje të gjatë, policia britanike arriti t’i arrestonte në 2015, ndërsa u sekuestruan 10 kg kokainë dhe heroinë, një pistoletë, armë gjahu, municione dhe 100 000 paund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button