Në kujtim të shqiptarëve që humbën jetën më 11 Shtator

Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj ishin disa prej shqiptarëve që punonin në Qendrën Tregëtare Botërore, të njohur në gjuhën popullore si “Kullat Binjake”. Ata humbën jetën në sulmin terrorist dhe përkujtohen çdo vit bashkë me viktimat e tjera të asaj tragjedie. Shkrimet që vijojnë janë marrë nga libri “Shqiptarët e Amerikës” të Vehbi Bajramit, shkruan Illyriapress.

rrok-camajRrok Camaj  

Në mars 1975 gjeti punë si pastrues i dritareve në katin 107 të Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë, në “binjaket” e New York-ut, vetëm dy vjet pasi ato u përuruan në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. Këto dy ndërtesa, në atë kohë, ishin më të lartat në botë.

Rrok Camaj humbi jetën në vendin e punës nga pasojat e akteve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai i përjetoi dy herë aktet e terroristëve në këtë qendër: më 1993, kur ata hodhën bombat në ndërtesa dhe herën e dytë, kur i sulmuan ato me aeroplanë më 11 shtator 2001.

Në ditën tragjike ai shkoi me kohë në punë, si zakonisht. Në orën 9 e 15 minuta të mëngjesit, pasi ndërtesa ku punonte u godit me aeroplan, ai kishte telefonuar në shtëpi nga kati 105 dhe kishte biseduar me të shoqen, Katrinën.

– Unë jam shëndosh e mirë. Në dorë të Zotit jemi e çka të bahet, le të bahet. Pa marrë parasysh se çdo të ndodhë, të lutem mos i shqetëso fëmijët! – ishin fjalët e fundit të Rrokut.

Rrok Camaj ishte trim me plot kuptimin e fjalës, sepse punën e tij pak kush mund ta bënte. Pastrimi i dritareve të katit 107, ishte i mbarsur me rreziqe.

Mon Gjonbalaj (djathas) me bashkëshorten Hanifen (e dyta nga e majta) dhe djemtë: Selimin, Salihun e Bekimin dhe vajzën Shkurtën (fotografi e fundit, dalë në maj 2001).
Mon Gjonbalaj (djathas) me bashkëshorten Hanifen (e dyta nga e majta) dhe djemtë: Selimin, Salihun e Bekimin dhe vajzën Shkurtën (fotografi e fundit, dalë në maj 2001).

Mon Gjonbalaj

Mon Gjonbalaj kujdesej për pastrimin e zyrave në ndërtesën numër 2. Më 11 shtator, si përherë, ishte nisur në orën 5 të mëngjesit për të shkuar në punë. Kishte 29 vjet që punonte në katin 86.

– Babai zakonisht shkonte në punë një orë para orarit. E ka dashur shumë punën, por edhe shokët me të cilët kalonte shumë mirë. Babai ishte 65 vjeç. Për shkak të moshës mund të kishte dalë në pension, por nuk i pëlqente të ndahej nga puna. Disa minuta pasi terroristët sulmuan ndërtesën e parë, ai telefonoi në shtëpi dhe bisedoi me vëllanë, Bekimin, i cili në atë moment po ndiqte kanalin televiziv CNN, – tregon biri i tij, Salihu.

– Diçka ka ndodhur këtu. Një bombë ka eksploduar në ndërtesën tjetër, – ishin fjalët e Monit.

– Nuk është bombë, por është aeroplan, – ia ktheu Bekimi.

-Aeroplan?! – kishte pyetur i habitur Moni dhe kishte shtuar: – Do t’ju telefonoj përsëri.

Në orën 9 e 9 minuta Moni telefonoi sërish në shtëpi. Kësaj here bisedoi me Albianën, bashkëshorten e Bekimit.

– Gjendem në katin 86, – tha Moni – Jemi blokuar të gjithë. Nuk shohim tjetër, veçse tym. Nuk di a do të shihemi më. Të keni kujdes veten dhe familjen.

Për gjashtë javë familja e tij jetoi me shpresë se ai do të kishte shpëtuar. Tre djemtë gati për çdo ditë shkonin në spitalet e Neë Jersey-t, Neë York-ut e Connecticut-it për të marrë ndonjë lajm për babanë e tyre. Sa më shumë që zgjaste kjo pritje, aq më shumë shtohej dhimbja për të. Të afërmit e Monit nga Vuthajt e Kosova erdhën në Amerikë për t’ia bërë më të lehtë dhimbjen familjes.

simon-varrimi-3-okSimon Dedvukaj

Simon Dedvukaj është viktima e tretë shqiptare e akteve terroriste. Ai punonte si mbikëqyrës i punëtorëve në kompaninë e pastrimeve “ABM”, në ndërtesën numër 2, kati 27.

Xhaxhai i tij, Dedë Dedvukaj, thotë se Simoni ka telefonuar në shtëpi në orën 8 e 30 minuta të mëngjesit dhe prej asaj kohe nuk u dëgjua më.

Në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, në New York, disa ditë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, u bë një ceremoni madhështore fetare për të ndjerin.

Pas një viti të vdekjes tragjike të Simonit, Kodi Biologjik konstatoi eshtrat e tij.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button