“Dojçe bank”: Ngadalësimi i rritjes botërore në 35 vitet e ardhshme

Rritja ekonomike globale në 35 vitet e ardhshme do të jetë ashtu e ngadalëshme, që politikanët me vështirësi do të gjejnë zgjidhje për problemet ekonomike, sociale dhe politike, të cilat do të ndodhin si pasojë e kësaj, vlerëson “Dojçe bank”.

Për dallim nga 35 vitet e kaluara, inflacioni dhe obligacionet do të rriten gjatë tri dekadave të ardhshme, theksohet në raportin e “Dojçe bank”.

Tregtarët me letrat me vlerë debitore theksojnë se raporti i “Dojçe bank” është shkaku për shitje në tregjet me të fitim fiks, të cilat i kanë nxitur fitimet e obligacioneve deri në nivel që nuk është vërejtur me muaj. Tregjet e aksioneve nëpër botë, gjithashtu, shënojnë rënie.

Në analizën e hollësishme vjetore të njërës ndër bankat më të mëdha botërore pohohet se të gjitha kushtet në të cilat në 35 vitet e kaluara bazohet me rritjen dhe prosperitetin më të madh global do të zhduken.

Jemi dëshmitarë të ndryshimit të rregullit botëror që i dikton ekonomia, politika, masat dhe çmimet e pronës nga viti 1980 deri më sot, theksohet në studimin e “Dojçe bank”.

Në raportin e “Dojçe bank” theksohet se obligacionet dhjetëvjeçare amerikane, të cilat konsiderohen për masë për për normë interesi referente globale, është rritur në 1,67 për qind, që është nivel më i lartë nga votimi britanik më 23 qershor për dalje na Bashkimi Evropian.

Norma e interesit të Gjermanisë të obligacioneve dhjetëvjeçare gjithashtu është rritur, duke u ngritur mbi zero për herë të parë nga votimi për Bregzit. Bursa e Uollstritit, gjitashtu, ka rënë për rreth, 1,0 për qind, që është gjithashtu rënie më e madhe nga qershori. 

Sipas raportit të Dojçe bank” tema të zakonshme në 35 vitet e ardhshme do të jenë rritja reale, inflacioni i madh, tregtia e ulur ndërkombëtare, kontrolli i madh e migrimeve, pjesëmarrja e vogël e fitimit korporativ në prodhimin bruto vendor dhe rritja reale negative e obligacioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button