Sot në Kroaci mbahen zgjedhjet e parakohshme

Në Kroaci sot kanë filluar votimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që janë zgjedhjet e dyta në më pak se një vit.

Konsiderohet se përkundër këtyre votimeve, paqartësia politike në Kroaci, që është anëtari më i ri i Bashkimit Evropian, do të vazhdojë.

Afro 3.8 milionë votues do të mund të zgjedhin opsione të ngjashme sikur në nëntor të vitit të kaluar, kur nuk pati fitues absolut.

Rezultatet e para zyrtare pritet të shpallen sonte vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button