SHBA-ja dhe Japonia kërkojnë sanksione më të ashpëra kundër Koresë së Veriut

Uashingtoni zyrtar dhe Tokio kërkojnë kundër Koresë së Veriut të vendosen sanksione më të ashpëra, pas provës së fundit më të fuqishme që Pheniani e kreu, deklaroi sot përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Politikë ndaj Koresë së Veriut Sung Kim.

Sipas Kim SHBA-ja mund të vendosin sanksione të veta si përgjigje ndaj sjelljes provokative dhe të papranueshme të Koresë së Veriut.

Përfaqësuesi special  amerikan në Departamentin e Shtetit theksoi se përveç sanksioneve të Këshillit të Sigurimit edhe SHBA-ja dhe Japonia, së bashku me Korenë e Jugut do t’i shqyrtojnë masat uniterale.

Kundër Koresë së Veriut nga prova e parë bërthamore në vend në vitin 2006 janë vendosur pesë sete të sanksioneve, ndërsa Pheniani vazhdon me provat e veta bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button