Ish presidenti sllovak Rudolf Shuster për vizitë në Maqedoni

Ish presidenti i Republikës së Sllovakisë Rudolf Shuster, prej sot e deri më 13 shtator do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë në suaza të së cilës do të takohet me presidentin e vendit Gjorge Ivanov.

Siç kumtoi Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup, vizita e Shusterit është me rastin e doktoratit të nderit që do t’i ndahet Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir. Veremonia e ndarjes së titullit doctor honoris causa do të mbahet nesër me fillim në orën 12 në Bibliotekën Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir.

Vizitën në Maqedoni, Shuster do ta përfundojë me presidentin Ivanov në Shkup më 13 shtator.

Rudolf Shuster është shefi i fundit i një shteti të huaj me të cilin presidenti i ndjerë i Republikës së Maqedonisë Boris Trajkovski, zyrtarisht u takua në shkurt të vitit 2004 në Shkup, vetëm dy javë para vdekjes së tij tragjike.

Ai ishte presidenti i dytë i Sllovakisë së pavarur, i cili mandatin e tij e kreu nga viti 1999 deri në vitin 2004, kur vendi u bë anëtare e BE-së dhe NATOS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button