Si ndikon në familje depresioni i nënës?

Depresioni i nënës ndikon ndjeshëm në harmoninë familjare. Nënat e depresuara dhe ankthioze i shohin më pak fytyrat e foshnjave të tyre, janë më pak në gjendje të kuptojnë emocionet e fëmijës dhe si pasojë u përgjigjen më pak nevojave të bebeve.

* Foshnjat e nënave me depresion kronik tregohen më pak të shoqërueshëm me të panjohurit, kanë me pak shprehje faciale, qeshin më pak, qajnë më shumë dhe janë më të irrituar se fëmijët e tjerë.

* Fëmijët e nënave me depresion kronik nuk marrin rezultate të mira në testet e të menduarit dhe inteligjencës në moshën 18 muajsh dhe kjo vihet re sidomos në zhvillimin gjuhësor të meshkujve.

* Fëmijët e nënave me depresion janë më të shpërqendruar, luajnë më pak dhe kanë më pak shoqëri në moshën 5 vjeçare.

* Çrregullimet mendore të nënës mund të kenë efekte serioze në marrëdhëniet martesore, sidomos në rastet e çrregullimeve të zgjatura. Kjo mund të shkaktojë ndarje ose abuzim nga ana e partnerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button