Federata e Shoqatave të Ballkanit Rumeli ofron ndihma për banorët e Shkupit

Federata e Shoqatave të Ballkanit Rumeli, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Shefkat nga Gostivari, kanë ofruar ndihma të ndryshme për qytetarët e prekur nga katastrofa e përmbytjeve që ndodhi në Shkup dhe rrethinë e cila mori jetën e 22 personave, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Përgjithshëm i Shoqatës Shefkat, Erdoan Menga, në deklaratën për gazetarin e AA-së, ka falënderuar Federatën e Shoqatave të Ballkanit Rumeli për ndihmat e ofruara për qytetarët e dëmtuar nga katastrofa e përmbytjeve.

Duke u shprehur se kamioni i cili përmban ndihma që do t’u shpërndahen 650 familjeve ka arritur ditën e sotme nga Turqia në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, Menga u shpreh: “Ka produkte higjienike si pelena për fëmijë, sapunë dhe shampo. Sot do të bëjmë shpërndarjen për afërsisht njëqind familje. Me lejen e Zotit, dëshirojmë që deri në ditën e Bajramit të përfundojmë.”

Nga ana tjetër, anëtari i bordit drejtues të Shoqatës Humanitare Shefkat në Gostivar, Muhittin Kahveci ka falënderuar gjithsecilin që ka dhënë mbështetje për ndihmat që po u ofrohen banorëve të Hasanbegut para festës së Kurban Bajramit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button