Neymar refuzoi ofertën bombastike të PSG-së

Braziliani Neymar përkundër interesit të shumë klubeve, sidomos nga PSG, vendosi që të vazhdojë kontratën me Barcelonën, ashtu që mbeti pa një shumë të konsiderueshme të parave, deklaroi agjenti i tij Wagner Ribeiro.

Pronari i PSG-së, sheik Nasser Al Khelafi për Neymar ka qenë i gatshëm t’i paguajë Barcelonës dëmshpërblim në vlerë prej madje 190 milionë euro, por transferimi nuk u realizua.

“Neymar ishte shumë afër kalimit në PSG. Në vit do të fitonte 40 milionë euro. Por, pa marrë parasysh rrogën shumë më të vogël vendosi që të vazhdojë bashkëpunimin me Barcelonën. Edhe Manchester Uniter ka patur interesim. Megjithatë, parisienët ishin më konkret”, tha Ribeiro.

Neymar për pagë prej rreth 17 milionë euro në vit vazhdoi me Barcelonën kontratën deri në vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button