Avokati Sulstarova: 100 gjyqtarë e prokurorë po japin dorëheqjen nga detyra në Shqipëri

“Janë 100 gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve që kanë depozituar dorëheqjen nga institucionet ku punojnë për të mos qenë më pjesë e drejtësisë”. Kështu u shpreh mbrëmë  avokati Bashkim Sulstarova, i ftuar në emisionin “Debati” në “Channel One”, njofton Sot News.

Ndonëse kjo shifër nuk është zyrtare, këtë e konfirmuan në studio edhe juristë të tjerë, personalitete të njohura të drejtësisë. Sipas Sultarovës, ata kanë shfrytëzuar ligjin e ri sipas të cilit asnjë gjyqtar dhe prokuror nuk hetohet për pasurinë që ka vënë në mënyrë të paligjshme nëse ai jep dorëheqjen.

Në të gjithë vendin janë rreth 400 gjyqtarë dhe rreth 400 prokurorë të gjitha niveleve.

Pas miratimit të reformës në drejtësisë operacioni i parë i rëndësishme është kalimi në sitë të gjithë pasurive që kanë vënë prokurorët dhe gjyqtarët dhe nëse ata nuk e justifikojnë atë, do të shoqërohet jo vetëm me largime nga puna por edhe me procese penale.

Në këtë mënyrë, 100 gjyqtarë dhe prokurorë kanë preferuar më mirë të largohen se sa të bëhen pjesë e këtyre proceseve, tha avokati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button