Redaktori i “Aftenposten”, Hansen me letër të hapur për Zuckerberger: Mos e kufizoni lirinë

Redaktori i gazetës më të madhe norvegjeze “Aftenposten”, Espen Egil Hansen nëpërmes një letre të hapur ju ka drejtuar themeluesit të “Facebook”, Mark Zukerberger për censurën që po e praktikon ky i fundit, transmeton Portalb.mk.

Para disa javës, autori norvegjez Tom Egeland postoi në facebook një shkrim së bashku me 7 fotografi të cilat ndërruan istorinë e luftës. Ndërkaq, facebook kishte larguar fotografitë.

“Dëgjo Mark, puna është serioze. Fillimisht bëni rregulla që nuk bëjnë dallim mes pornografisë fëmijërore dhe fotografi të njohura të luftës. Pastaj, këto rregulla i praktikoni pa dhënë gjasë për vlerësim të mirë. Dhe, në fund, i censuroni edhe kritikat ndaj jush dhe e dënoni atë që ka pasur guxim të ju kritikoj”, thuhet në letrën e hapur.

Hansen kujton Mark-un se po ia limiton hapësirën për ta ushtruar profesionin e tij. Sipas Hans, Marku është redaktori më i fuqishëm në botë, por ai këtë fuqi nuk duhet ta keqpërdor.

T’i kthehem fotografisë së Nik At. Fotografia me vajzën dhe napal-bombat është fotografia më e njohur dokumentare nga lufta e Vietnamit, transmeton Portalb.

aften2

“Mediat e lira dhe të pavarura kanë rol të rëndësishëm në shpërndarjen e informacioneve, përfshirë edhe fotografive, të cilat asnjëherë ndoshta nuk do t’u pëlqejnë të gjithëve, elitave qeverisëse por edhe qytetarëve ndoshta nuk do të mund t’i durojnë, por pikërisht për këtë arsye ata janë të rëndësishme.

“Nëse liria do të thotë diçka, shkruante britaniku Xhorxh Orvell, do të thotë e drejtë për t’u treguar njerëzve atë që duan ta dëgjojnë”.

Mark të lutem të paramendosh një luftë të re në të cilën fëmijët janë viktima të bombave-barel dhe gazrave nervore. A do t’i kishe fshehur prap dokumentet, vetëm pse një pakicë mundet të nënçmohet nga fëmijët lakuriq ose sepse ndonjë pedofil do të kishte mundur ta interpretojë foton si pornografike?”, shkruan Hansen.

Ai në fund të letrës shpreh shqetësimin se media më e madhe dhe më e rëndësishme po e kufizon lirinë në vend që ta shpërndajë.

“Jam optimist se Facebook do të hapet. Shpresoj se mundësitë tua do t’i shfrytëzoni në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundon letrën redaktori i “Aftenposten”, Hans, transmeton Portalb.

Themeluesi i Facebook Zuckerberg akuzohet se ka censuruar foton e vajzës së djegur në Vietnam gjatë ndërhyrjes amerikane.

Sipas gazetës Zuckerberg ka shfrytëzuar pushtetin e  tij ku madje  facebook  ka fshirë edhe një post të një shkrimtari norvegjez që denonconte gjendjen e mjeruar të fëmijëve vietnamez.

Gjatë fjalimit të tij të fundit në Romë, Zuckerberg u shpreh se Facebook  është një shoqëri e teknologjisë së lartë dhe nuk është një agjenci informacionesh.  “Aftenposten” është pjesë e një grupi editorial i cili programon të krijojë një rrjet të ri social  i cili synon të sfidojë Facebook, Apple dhe Google./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button