Urim për Ditën e Pavarësisë nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dërgoi urim deri te presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, njofton Portalb.

“Për mua paraqet kënaqësi të madhe që të Ju dërgoj urimet më të ngrohta në festimin e Ditës tuaj të Pavarësisë, së bashku me urimet e mia më të mira për lumturi dhe prosperitet të popullit të Maqedonisë në vitin që vjen”, thuhet në urimin e publikuar në profilin facebookut të Ambasadës britanike.

Në të theksohet poashtu se Republika e Maqedonisë dhe Britania e Madhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 16 dhjetor të vitit 1993. “Gjatë këtyre 23 viteve së bashku, ndërtuam partnitet të bazuar në bashkëpunim dhe në miqësi të hapur dhe të sinqertë”, thuhet në urim./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button