Gabimet që ju pengojnë të ushqeheni shëndetshëm

Ekzistojnë së paku 4 gabime të mëdha të cilat ju pengojnë të ushqeheni shëndetshëm

Trajneri personal, Jonathan Ross, para se të tregojë se cilat janë gabimet që nuk lejojnë të ushqehesh shëndetshëm, e filon me një frazë të thjeshtë: “Një vakt i keq nuk e transformon dot trupin, ashtu si edhe një vakt i mirë nuk jep rezultate të menjëhershme. Trupi ndërton rutinën e vet dhe mësohet me të.”

Por, sipas tij cilat janë gabimet që nuk ju lënë të keni mënyrë të shëndetshme të të ushqyerit?

Ai tregon gabimet që nuk duhet t’i bëni më kurrë.

Pijet kalorike: E ke dëgjuar edhe më parë, por lëngjet me gaz dhe të gjitha ato që blen në dyqan janë një pengesë e madhe për një dietë të shëndetshme. Ato nuk përmbajnë lëng natyror nga fruta dhe në thelb, janë asgjë, shton Ross.

Vaktet e ushqimit: Nëse do që trupi të ndryshojë sipas një diete të shëndetshme, çelësi është të ushqyerit. Jonathan thotë se “kjo është mënyra më e mirë për të humbur kilogramët e tepërt dhe për të mbajtur trupin në formë.

Ushqimet e skuqura: Jonathan thotë se rastet e rralla nuk përbëjnë problem, po ushqimet e skuqura është mirë që t’i shmangësh pothuajse gjithmonë, sepse “janë shkatërruese për trupin.”

Ëmbëlsirat dhe fruta të thata në darkë: Jonathan tregon se është fans i drithërave, por ai këshillon që frutat e thata duhen shmangur në darkë, së bashku me sheqernat e tjera. Jonathan beson se mëngjesi duhet të jetë vakti më i mirë i ditës dhe gradualisht duke e ulur ritmin deri në mbrëmje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button