“STOP”: Tjetër skandal në shkolla, me 300 mijë lekë sfidohet çdo kriter

Arsimi është padyshim tema më e nxehtë e ditëve të fundit në vendin tonë.

Që në nisje të sezonit të dytë, emisioni investigativ “STOP” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, duke denoncuar rastet korruptive, siç ishte ai në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Por, nëse në Shkodër për 100 euro merrje provimin, në Tiranë, në Shkollën e Mesme Profesionale “Karl Gega” , me 300 mijë lekë mund të regjistrohesh pa asnjë problem.

Përmes një kamera të fshehtë, “STOP” dëshmon qartë korrupsionin që ndodh në këtë shkollë, ku ndonëse regjistrimet në disa degë janë të mbyllura prej kohësh për shkak të plotësimit të numrit të planifikuar, në këmbim të 300 mijë lekëve nxënësve “i’u bëhet një vend.”

Kjo ndodh në një kohë kur nxënës të cilët i plotësojnë kriteret nuk regjistrohen dot për shkak të plotësimit të kuotave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button