Prokuroria Publike: Po punojmë për identifikimin e viktimave nga aksidenti i aeroplanit

Dje ka përfunduar incizimi me dron i vendit të fatkeqësisë së aeroplanit, afër fshatit Kozhle, Shkup, ku kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa incizimet janë dërguar në Prokurorinë Themelore publike, për procedurë të mëtutjeshme, informuan sot nga Prokuroria Publike.

“Incizimet në korelacion me materialet tjera dëshmuese do të janë lëndë e analizës së Prokurorëve publik dhe personave profesionist nga ekipi i formuar për hetimin e aksidentit të aeroplanit”, thonë nga Prokuroria.

Gjatë ditës së djeshme në Institutin për mjekësi ligjore janë dërguar trupat gjatë personave të vdekur nga aeroplani.

“Me urdhër të Prokurorit Publik do të kryhet procedura e identifikimit të tyre përmes DNK analizës”, qëndron në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button