Patrullat kufitare greko-bullgare për parandalimin e refugjatëve dhe emigrantëve ilegal

Policia greke dhe bullgare duhet të fillojë patrulla të përbashkëta përgjatë kufirit greko-bullgar dhe bullgaro-turk, në përpjekje për t’i parandaluar emigrantët ilegal për ta vazhduar rrugën e tyre përmes Rutës ballkanike.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Toskas këtë e ka dakorduar me ministren e Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Rumjana Baçvarova gjatë vizitës në Sofje.

Në kumtesën e Ministrisë thuhet se bisedat kanë qenë “të përzemërta” dhe se është shqyrtuar edhe kjo çështje, ndërsa detajet për lokacionin e saktë të patrullave të planifikuara do të përcaktohen.

Përfaqësuesi zyrtar i policisë i cili është përfshirë në planifikimin e patrullave të përbashkëta për “Katimerini” ka deklaruar se edhe Greqia edhe Bullgaria janë nën presionin e Evropës për t’i ndaluar emigrantët dhe refugjatët në Greqi nga Turqia dhe dëshirojnë të mbërrijnë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

Në mars të këtij viti, policët shqiptarë dhe italianë filluan patrulla të përbashkëta në kufirin greko-shqiptar në përpjekje për t’i ndaluar emigrantët të cilët jetojnë drejt Evropës.

Në ndërkohë, në ishujt e Detit Egje vazhdon pasiguria rreth së ardhmes së refugjatëve dhe emigrantëve të ngujuar në Greqi, që shkakton tensione dhe përplasje gjithnjë e më të shpeshta në kampe.

Në kampin e organizuar Diavata, ku janë 973 refugjatë dhe emigrantë, dje shpërtheu dhunë fizike me ç’rast anëtarët e organizatave joqeveritare të cilët sigurojnë mbrojtje shëndetësore janë tërhequr nga kampi.

Një burim i një organizate qeveritare, e cila është aktive në Diavata, ka thënë se informacionet se kampi do të vazhdojë të punojë i ka inatosur refugjatët, të cilët vlerësojnë se në këtë mënyrë do të vazhdojë edhe qëndrimi i tyre në Greqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button