Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të shiut, vende-vende më i rrëmbyeshëm, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore. Do të ketë edhe kushte për vetëtima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi lindor.

Temperatura do të lëvizë prej 13 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira me reshje të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi lindor.

Temperatura do të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Nga e premtja do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me reshje të përkohshme të shiut të cilat në nivel lokal do të jenë të rrëmbyeshme dhe me vetëtima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button