‘Luftë’ në Meksikë, banda e drogës rrëzon helikopterin e policisë, 5 të vdekur (VIDEO)

Anëtarët e një karteli të fuqishëm drogë në Meksikë kanë rrëzuar një helikopter policie gjatë një operacioni të këtyre të fundit në qytetin jugperëndimor të Apatzingan.

“Një pilot dhe katër oficerë humbën jetën në përballjen me mafiozët”, ka njoftuar guvernatori i shtetit Silvano Aureoles.

Helikopteri po u siguronte mbështetje ajrore forcave të policisë që po operonin në një zonë të vështirë për tu arritur nga toka.

Oficerët kishin ndërmarrë këtë mision për të arrestuar liderët e bandës së drogës në qytetin famëkeq.

“Ne vajtojmë për vdekjen e pilotit dhe për 4 oficerët e policisë që janë plagosur”, shtoi guvernator i shtetit.

Në një varg postesh emocionale në Twitter, Aureoles u zotua se autoritetet federale dhe shtetërore do të vazhdojë të luftojnë dhunën e bandave në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button