Thaçi: Policia e Kosovës, shembull për tërë rajonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në shtatëmbëdhjetë vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës është kthyer në një forcë që simbolizon më së miri vizionin për Kosovën.

“Është një forcë multietnike, me përfaqësim gjithnjë e më të mirë gjinor, me standardet më të larta të profesionalizmit, shembull për Kosovën dhe tërë rajonin”, ka vlerësuar Thaçi.

Ai në këtë ditë i ka kujtuar sukseset e Policisë së Kosovës, por edhe sakrificat e saj.

“Jo pak policë kanë rënë në krye të detyrës. Kujtimi për ta do të jetojë gjithmonë dhe do të jetë motiv për të ndërtuar një forcë të policisë dhe një shtet çfarë dëshirojnë të gjithë qytetarët e Kosovës”, është shprehur presidenti Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button