Gjuriç: Frikacakët, dështimet po ia hedhin Listës Serbe

Qeveria e Serbisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Isa Mustafa se deputetët e Listës Serbe ishin fajtorë për mosratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Për këtë ka reaguar zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila udhëhiqet nga Marko Gjuriç.

Ai ka deklaruar se Beogradi nuk e imponon vullnetin politik të përfaqësuesve politikë të serbëve në Kosovë.

“Vendimi i Listës Serbe për të mos marrë pjesë ne seancën parlamentare në Prishtinë, është e kushtëzuar nga mungesa e dialogut e zyrtareve shqiptare me përfaqësuesit serbe, mungesa e përmbushjes së dispozitave të marrëveshjes së koalicionit dhe mungesa e marrëdhënieve normale në të cilën nuk do të kenë provokimet e përditshme të Prishtinës ndaj përfaqësuesve të komunitetit serb në krahinë”, thuhet në reagim, transmeton “Indeksonline”.

Sipas tyre, politikanët shqiptarë nuk do të duhej të fshihen pas deputetëve e Listës Serbe dhe të zhvendosin përgjegjësinë në mënyrë frikacake për dështimet e tyre dhe politikën e paaftë dhe të papërgjegjshme në një grup të vogël të deputetëve të komunitetit serb të përbërë nga 10 njerëz, që është më pak se 10 për qind e numrit total të deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button