Veseli: Kohëve të fundit, policia u sfidua si kurrë më parë

Kryeparlamentari Kadri Veseli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në përvjetorin e 17-të të themelimit të saj.

“Uroj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në përvjetorin e 17-të të krijimit – një nga institucionet më të besueshme të sigurisë në Kosovë, shembull edhe për vendet e rajonit. Edhe pse kohëve të fundit Policia është sfiduar si kurrë më parë, prapë se prapë ka arritur të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, pa dallim”

” Në këtë ditë të shënuar, jemi pranë familjeve të policëve të rënë në detyrë. Ata ranë në shërbim të atdheut, në shërbim të së ardhmes sonë euro-atlantike”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button