Vazhdon debati i komisionit për ribalancin e Buxhetit

Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin rreth propozimit dhe ndryshimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016.

Me ribalancin, rreth të cilit debati i komisionit filloi më 30 gusht, u shqyrtua sigurimi i plotësisht 36,4 milionë eurove për dëmshpërblim të plotë të të vërshuarve.

Të ardhurat në Buxhet janë të pandryshuara dhe mbeten në nivel të projeksionit prej 174.291 milionë denarë. Shpenzimet rriten prej 195.472 milionë denarë në 197.410 milionë denarë, ndërsa rritet edhe deficiti buxhetor prej 3,6 në 4 për qind dhe do të paraqesë 23.119 milionë denarë, në vend të 21.181 milionë denarëve. Ky është ribalanci i dytë i Buxhetit këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button