Pas një muaji, sot mbahet seancë e rastit “Lagjja e Trimave”

Pas një pauze pre 1 muaji, sot do të vazhdojë seanca për rastin “Lagjja e Trimave – Kumanova””, në të cilën, akuzohen 37 të persona për veprën penale “terrorizëm” dhe për “mbështetje logjistike”, të grupit në fjalë për ndodhitë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, raporton Portalb.

Gjatë shtatorit janë caktuar 5 seanca. Seanca e sotme është ende e mbyllur për publikun pasi që në pyetje do të merren dëshmitarët e mbrojtur dhe policët që kanë marrë pjesë në luftimet e vitit të kaluar.

Rikujtojmë se në seancën e fundit, avokati mbrojtës, Naser Raufi ka njoftuar se, të akuzuarit që reagojnë, keqtrajtohen nga forcat policore.

I akuzuari i “Grupit të Kumanovës”, Sevdail Miftari, në seancën e fundit është ankuar për lëndime trupore, me këtë rast në Gjykatë ka arritur edhe vetura e Ndihmës së Shpejtë. Pasi që seanca zhvillohej prapa dyerve të mbyllura, sepse po kanë dhënë deklarata dëshmitarët e mbrojtur, lajmin për intervenimin mjekësor, e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës, Asmir Alispahiç.

Përndryshe, vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën.

Për të rejat e fundit qëndroni me Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button