Bernard Berisha: Këtë pikë ia dedikojmë atyre që e dhanë jetën për Kosovën

Futbollisti i cili fitoi penalltinë në takimin e Kosovës ndaj Finlandës, Bernard Berisha ka thënë se rezultati pozitiv që mori Kosova në ndeshjen e parë i dedikohet dëshmorëve të Kosovës.

“Këtë fitore ia dedikojmë atyre që dhanë jetën për Kosovë dhe atyre që kanë bërë gjithçka për futbollin e Kosovës ndër vite”, ka thënë Berisha pas ndeshjes, raporton Insajderi.

LEXO:  Finlandë – Kosovë, ja sa bileta janë shitur (FOTO)

Ai tha se Kosova ka mundur të fitojë të gjithë ndeshjen po qe se do t’i shfrytëzonte rastet që i krijuan.

Kosova barazoi 1-1 me Finlandën në ndeshjen e parë të Kosovës në garat zyrtare të FIFA-s. Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë në muajin tetor ndaj Kroacisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button