Tetovë, nxënësit paguajnë transportin falas

Komuna e Tetovës dhe kompanitë private ende nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje për transportin falas të nxënësve, njofton Alsat M.

Për shkak të problemeve mes tyre, nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, vazhdojnë të paguajnë vet transportin, ndërsa një pjesë e tyre, edhe të bojkotojnë procesin edukativo arsimor, për shkak të pamundësisë për ta paguar rrugën.

Përfaqësuesi për Arsim në Komunën e Tetovës Ahmed Qazimi, nuk ka pranuar që të prononcohet para kamerave por përmes telefonit është shprehur optimist se marrëveshja do arrihet së shpejti. Megjithatë, ai nuk ka treguar se, a do të dëmshpërblehen nxënësit që aktualisht paguajnë rrugën nga xhepat e tyre. Por këto pohime të, i hedhin poshtë transportuesit.

Ata përmes telefonit shprehen se ende asnjë kontratë nuk është lidhur. Madje, ata kanë kanë paralajmëruar se prej nesër do të ‐llojnë të ankohen zyrtarisht në institucionet përkatëse për borxhin që ka ndaj tyre komuna.

Deri sa vijojnë mosmarrëveshjet mes autoriteteve komunale dhe transportuesve, ata që më shumë shumti dëmtohen janë nxënësit të cilët deklarojnë se nuk përjashtojnë mundësinë për të bojkotuar mësimet nëse problemi nuk zgjidhet së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button