Thaçi: Nacionalizmi ka ndikuar në prapambetjen ekonomike të zonave në veri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë me publikun detaje nga vizita në pikën kufitare në fshatin Jarinjë, të pjesës veriore të Kosovës.

Thaçi ka theksuar se pavarësisht bukurive natyrore që gjenden të kjo zonë, nacionalizmi dhe ekstremizmi ka ndikuar që kjo zonë të jetë e prapambetur në krahasim me pjesët e tjera në Kosovë.

“Por, ishte e dhimbshme të shihje se fshatrat dhe vendbanimet kishin mbetur prapa në zhvillim krahasuar me pjesët e tjera të vendit tonë. Është ky një mësim tjetër i dëmeve që sjell ekstremizmi dhe nacionalizmi. Kjo pjesë e Kosovës ka nevojë për sa më pak politikë dhe për sa më tepër zhvillim” shkruan Thaçi në profilin e Facebook.

Ai më tej shpreh gjithashtu se banorët e kësaj zone që një kohë ishin në barrikada dhe pengonin lëvizjen e lirë, sot janë pjesë e institucioneve të Kosovës ku kontribuojnë për komunitetet e tyre, por edhe për tërë Kosovën.

“Sot, Policia e Kosovës dhe Doganat e Kosovës punojnë krejt normalisht edhe në pikat kufitare në pjesën veriore të Kosovës, si në çdo pjesë të Kosovës. Qytetarët atje lëvizin më lirshëm se kurdo. Ky integrim dhe ky normalizim i gjendjes në pjesën veriore të Kosovës është arritur falë dialogut dhe bashkëpunimit që promovojmë në Kosovë. Në pikën kufitare në Jarinjë takova oficerë të policisë dhe të doganave të të gjitha etnive, që me uniformën e shtetit të Kosovës punonin me zell dhe me përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve të vendit tonë. Për këtë sukses, Polica e Kosovës dhe Doganat e Kosovës e meritojnë respektin dhe mirënjohjen më të lartë” ka shtuar Presidenti Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button