Kujdes, kështu eksplodojnë celularët e Samsung, tërhiqen nga tregu! (VIDEO)

Një video e publikuar në internet, shfaqë Galaxy Note 7 të djegur, ka bërë që Samsung të tërheq miliona celularë nëpër botë. Videoja, e publikuar në YouTube nga Ariel Gonzalez, shfaqë celularin të ndezur flakë pak pasi karikuesi i tij ishte nxjerrë nga priza.

PROBLEMI

Pak ditë para lansimit të iPhone 7, Samsung është goditur nga një problem i madh. Kjo padyshim se nuk është një gjë e mirë për Samsung, pak para ngjarjes së Apple, shkruan CNBC.

Samsung mendoi se me lansimin e Note 7 gjërat do të shkonin shumë mirë, por nuk doli kështu.

Shumë video dhe fotografi nëpër internet kanë treguar se si celulari më i ri i Samsung (Note 7) ka eksploduar kur është lidhur në karikues, transmeton Gazeta Express.

Më herët raportet e ndryshme thoshin se Samsung është duke menduar të tërheq celularin, duke marrë parasysh opsionet e tilla si zëvendësimin e baterisë. Dhe sipas Island Packet, celularët Note 7 që ishin duke u shitur nëpër botë janë tërhequr në dhjetë vende të ndryshme, duke përfshirë SHBA-në dhe Korenë e Jugut.

Për klientët që tashmë kanë Galaxy Note 7, ne do t’ua zëvendësojmë pajisjen e tyre me një të re gjatë javëve të ardhshme, tha Samsung në një qëndrim zyrtar. Më e keqja është se prej lansimit, Samsung ka shitur 2.5 milionë Galaxy Note 7, dhe zëvendësimi i tyre do të kushtojë me të vërtetë shumë për kompaninë.

Kompania tashmë ka ndalur të gjitha shitjet e Galaxy Note 7 në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button