Anketë: Tramp me përparësi para Klintonit

Kandidati republikan për president të Amerikës, Doland Tramp e kaloi në anketa Hilari Klintonin nga Partia Demokratike, falë mbështetjes konsoliduese mes votuesve të cilët tradicionalisht votojnë për republikanët, thuhet në rezultatet nga anketa e Rojters/Ipsos.

Sipas anketës, Trampin e mbështesin 40 për qind, ndërsa Klintonin 39 për qind nga votuesit.

Mbështetja për Klintonin po ulet pas 25 gushtit. Anketa është zbatuar prej 26 gusht deri më 1 shtator. Për Trampin kjo është hera e parë që kryeson në anketa të Rojters/Ipsos nga korriku u këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button