Më në fund! Instagrami bëri ndryshimin që të gjithë kërkonin

Sa e sa herë ke bërë gabimisht “like” në foton e dikujt, në përpjekje e sipër për ta parë atë më nga afër e më mirë. Kur zemra shfaqej në ekran, nuk kishe si ta merrje mbrapa dhe mendimi i parë që bëje ishte: “Pse Instagrami nuk ka opsionin e zoom-it?”.

Por tani jo më. Instagram lancoi opsionin e afrimit të fotos, që do na e bëjë jetën më të lehtë sa herë që do të duam të “shqyrtojmë” më shumë foton e dikujt.

Sa herë ke shtypur dy herë mbi foto që të afrohej, por në vend të saj dilte zemra? (sa “like” të tilla kam falur unë). Por më në fund edhe Instagrami e kuptoi gabimin e tij dhe tashmë na lejon të afrojmë fotot.

Ky ndryshim ende nuk është i gatshëm për telefonat android, por është në program. Videoja e mëposhtme do të të orientojë se si të bësh zoom, pa frikë.

Nuk ka më gabimsiht like!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button