Messi për rikthimin: Më mbështeti e gjithë Argjentina

Kapiten dhe autor i golit që i dha fitoren Argjentinës në ndeshjet eliminatore të “Rusi 2018” ndaj Uruguait, Lionel Messi ishte në qendër të vëmendjes së mediave, që e bombarduan me pyetje për vendimin që mori pas humbjes me Kilin në finalen e Copa America Centenario. 29-vjecari është sërish pjesë e përfaqësueses bardhekaltër dhe kjo është ajo që ka shumë rëndësi në këtë moment.

“E pata shumë të vështirë një tjetër humbje me Kilin në finale. Isha shumë afër trofeut. Pas gjithë asaj sakrifice që kishim bërë si grup ishte shumë e vështirë ta pranonim dështimin. Ta nisja gjithcka nga zeroja më duket dicka e pamundur, prandaj deklarova tërheqjen në atë moment. Mirëpo e vërteta është se unë jam sërish këtu me kombëtaren dhe ndihem shumë i lumtur.”

 Messi mohon të jetë shtyrë nga dikush apo të ketë patur qejfmbetje, por thjesht ishte një vendim i momentit, por që më pas u rivlerësua..

“Unë nuk dëgjova njeri kur e mora vendimin. E bëra sepse ashtu e ndieja dhe nuk po ankohesha për asgjë. Nuk veprova në atë mënyrë se doja të mashtroja njeri. Më vonë gjërat ndryshuan dhe unë jam sërish me kombëtaren.”

5 herë fituesi i Topit të Artë e pranon se reagimi i tifozëve nga e gjithë Argjentina ndikoi në vendimin e tij për t’u rikthyer në kombëtare.

“E vërteta është se kurrë nuk e imagjinoja këtë reagim të tifozëve në momentin kur e mora vendimin. Ishte thjesht një vendim i momentit duke dëgjuar mendjen dhe zemrën. S’e besoja se do të kishte një reagim të tillë nga njerëzit. Kam marrë shumë mesazhe nga e gjithë Argjentina kjo ishte e mrekullueshme për mua.” /Gazetashqip

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button