SHBA – Melania Trump padit me 150 milionë dollarë “Daily Mail”

Melania Trump ka paditur një gazetë britanike dhe një bloger amerikan dhe kërkon dëmshpërblim prej 150 milionë dollarësh lidhur akuzat se ajo ka qenë punëtore seksi gjatë viteve 1990, bëjnë të ditur avokatët e saj.

Në një shkrim të saj Daily Mail shkruante se Trump mund të kishte punuar në New Jork dhe kishte takuar bashkëshortin e saj Donald Trump, tashmë kandidat për Shtëpinë e Bardhë më përpara se është raportuar.

Avokati Charles Harder thtoë se ata kanë bërë deklarata të cilat kanë dëmtuar rëndë reputacionin profesional dhe personal të zonjës Trump në vlerën e 150 milionë dollarëve.
Si blogeri dhe Daily Mail kanë tërhequr artikujt e tyre

Zonja Trump ka lindur në Slloveni dhe më pas ka lëvizur drejt SHBA-së për të punuar si modele në vitet 1990 ndërsa u martua me Donald Trump në 2005 /Oranews

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button