Shkëndija sot i zyrtarizoi argjentinasit

‘Kuqezinjtë’ janë përforcuar me tre futbollistë të ri, të cilët zyrtarisht kanë firmosur dhe janë prezantuar me fanellën e Shkëndijës. Bashkë me tre të rinjë nga shkolla vetanake numri i lojtarëve që firmosin kontrata profesionale shkon në 6-të. Bëhet fjalë për mbrojtësin 27 vjeçar Elian Franco Parrino, mbrojtësin e majtë 23 vjeçar Gonzalo Ezequiel Menéndez dhe qendërsulmuesi 22 vjeçar Federico Haberkorn. Parrino dhe Menendez janë lidhur me kontrata 2 vjeçare, ndërsa sulmuesi Haberkorn ka firmosur për 1 vit me opsion zgjatje edhe për një vit tjetër.

“Jam shumë i gëzuar që kam ardhur këtu. Jam njoftuar me bashkëlojtarët, kam impresione shumë të mira fillestare, është një ekip që do të luftojë kampionatin. Presim të jemi nivel të pritjeve dhe të japim imazh të mirë në klub. Kështu që jam i lumtur që jam këtu”, u shpreh Elian Parrino.

“Në të vërtetë jam shumë i gëzuar për këtë eksperiencë dhe këtë mundësi që më kanë dhënë. Bashkë me shokët që kemi arrdhur nga Argjentina do të mundohemi të arrijmë diçka të rëndësishme, kemi vullnet për këtë. Falemenderime klubit dhe gjithëve që na kanë pranuar shumë mirë. Presim të realizojmë atë që dëshiron klubi”, deklaroi në prezantim Gonzalo Menendez.

“Mirë, në të vërtetë kishim pritje shumë të bukur në klub, skuadër e madhe në këtë vend. E thanë shokët kemi ardhur të lëmë një imazh të mirë dhe të mundohemi të luajmë maksimumin e ndeshjeve dhe të mundohem të bëj gola, atë për të cilën kam ardhur këtu. Mezi pres të luaj dhe të mundohem të bëj sa më shumë gola që do të mundem”, premtoi sulmuesi i ri i Shkëndijës, Federico Haberkorn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button