Dosja e shefave XXV: Grabovci fut në histori drejtorin e kompanisë Devolli

Tri biseda të reja telefonike të Adem Grabovcit, nxjerrin në pah edhe më tej fuqinë e tij për të vendosur njerëz në borde. Pos, emërimeve në këto institucione, ai fut njerëz “në histori”. Këtë mundësi ia ofron Xhelal Radoniqit, drejtor i kompanisë Devolli. Atëkohë kompania ishte në bashkëpronësi të mikut të Grabovcit, Shkelqim Devollit.

Adem Grabovci, kishte vendosur që drejtorin e kompanisë së mikut të tij, ta fuste në histori si themelues të Universitetit të parë të Pejës.

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, e kishte bërë anëtar të Bordit të Universitetit “Haxhi Zeka”, Xhelal Radoniqin.

Radoniqi aktualisht është drejtor i Devolli Group, pronë e Blerim Devollit. Edhe më heret ka drejtuar kompaninë Devolli, kur ishte në bashkëpronësi të Blerim e Shkëlqim Devollit.

Biznesmeni Shkëlqim Devolli, është një nga njerëzit më të afërm të Adem Grabovcit.

Radoniqi, ndonëse ishte emëruar anëtar i Bordit, nuk e dinte se çfarë pune duhej të kryente. Në një bisedë të 16 dhjetorit 2011 në mes të Adem Grabovcit e Shkelqim Devollit, inkuadrohet edhe Xhelal Radoniqi, të cilit i referohen si Xhelë.

Si rëndom, bisedat e Grabovcit nisin në gjuhën italiane.

“Ramin, Xhelalit ja kom jep. I kallxova parzit, qyre se u kry. Thojke je ka bon hajgare, i thash o po vallahin u kry”, thotë Devolli.

“Nuk besojke a”, e pyet Grabovci, për të nisur bisedën me Radoniqin.

“Ku je zoti themelues i Universitetit, t’parë, t’Pejës”, thotë Grabovci. Ai e pyet Radoniqin se a e ka nënshkruar detyrën e re në Universitet.

Devolli, ndërkohë i përgjigjet Grabovcit se gjithçka është kryer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button