Shënon rritje numri i personave të ftuar në PSP

Të paktën dy persona emrat e të cilëve janë të njohura në opinion sot nuk janë paraqitur për dëshmi në Prokurorinë speciale, mëson Alsat M nga burime jozyrtare. Nëse informacioni është i saktë, për cilët persona bëhet fjalë dhe nëse e kanë arsyetuar mungesën e tyre, nga institucioni i Janevës nuk duan të zbardhin. Specialja tani nuk për tani nuk jep pasqyrë statistikore se sa të ftuar në dhjetë ditët e fundit nuk u janë përgjigjur thirrjeve dhe a ka të tillë që nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre.

Por, në pyetjen “Si do të veprojnë me ata që refuzojnë të dëshmojnë”, Prokuroria u thirr në Ligjin që parashikon sjelljen e dëshmitarëve dhe të dyshuarve me shoqërim policor.

“Personat e dyshuar që nuk do t’i përgjigjen ftesës dhe nuk do ta arsyetojnë mungesën apo nëse nuk është bërë dorëzim i ftesës siç duhet, ndërsa nga rrethanat është e qartë se i dyshuari refuzon pranimin e ftesës, gjithashtu mund të arrestohen me urdhër gjyqësor”, njoftojnë nga Prokuroria Speciale. Nga ngjarjet aktuale, Prokuroria na ktheu informacionin vetëm për lëndën me shkatërrimin e pajisjes në DSK, ku në mesin e të dyshuarve është edhe ministrja Gordana Jankulloska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button