Aktakuzë kundër Lutfi Hazirit, kryetar i Gjilanit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, kundër një personi me inicialet L.H., për shkak të siç thuhet “kryerjes së veprës penale, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në një komunikatë të Prokurorisë Speciale thuhet se “sipas aktakuzës L.H., duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose për persona tjerë të përfitojë çfarëdo dobie, duke ua shkelur të drejtat e pjesëmarrësve të tjerë në ankand publik”.

I akuzuari dyshohet se ka marrë vendim për shpalljen publike për dhënien me qera të parkingjeve brenda qytetit të Gjilanit.

Megjithëse nuk është përmendur emri i tij, mësohet së bëhet fjalë për kryetarin aktual të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që njëkohësisht është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas komunikatës së Prokurorisë Speciale thuhet se Komuna e Gjilanit është dëmtuar në vlerë prej 168.000 euro, (për çdo vit nga 33.600 euro), me një kontratë për një periudhë kohore prej 5 vjet.

Prokurori i rastit nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që i akuzuari të shpallet fajtor për kryerjen e veprës penale dhe të dënohen sipas ligjit.(REL)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button