Moti me mjegull dhe shi

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare dhe kohë pas kohe do të ketë edhe reshje lokale shiu.

Në luginat do të ketë  mjegull, si dhe do të fryj erë e dobët në drejtimin juglindor.
Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej -1 deri në 5 gradë Celsius, kurse ato të ditës do të arrijnë deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe me reshje të dobëta shiu, me ç’rast temperaturat do të sillen prej 1 deri në 5 gradë Celsius.

Ndërkaq mjegulla do të vazhdojë të jetë prezentë në lugina gjatë gjithë javës.

Lajme të ngjashme

Back to top button