BE: Të brengosur për dhunën në Kosovë që po bëhet çdo ditë e më serioze

BE në Kosovë ka thënë se është e brengosur me ciklin e dhunës

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore në shtëpinë e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK’së, Mentor Shala.
Në një deklaratë të saj, BE në Kosovë ka thënë se është e brengosur me ciklin e dhunës.

“BE-ja në Kosovë është mjaft e shqetësuar me hedhjen e granatës natën e kaluar në shtëpinë e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, ku ai jeton me fëmijët e vegjël dhe e dënon atë plotësisht”, transmeton TV 21.

“Jemi të brengosur për ciklin e dhunës në Kosovë që po bëhet çdo ditë e më serioz. Asnjë mosmarrëveshje për ndonjë çështje nuk mund ta justifikojë përdorimin e armëve vdekjeprurëse kundër dikujt, e aq më pak kundër fëmijëve”.

“Ne thërrasim institucionet dhe politikanët e të gjitha partive që ta investojnë çdo përpjekje për të kontribuar në shuarjen e tensioneve”, thuhet në deklaratën e Zyrës së BE’së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button