Vushtrri: Arrestohen tre të dyshuar për ‘posedim të substancave narkotike’

Policia ka arrestuar tre të dyshuar për ‘posedim të substancave narkotike’

Në Vushtri policia ka arrestuar tre të dyshuar në dy raste të ndara për ‘blerje posedim shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko tropikë dhe analoge’ dhe ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike’, transmeton 21Media.

Në një komunikatë për media thuhet se me datën 26 gusht 2016, rreth orës 21:25, në rrugën ,,Marin Barleti’’ në Vushtrri, nga njësia patrulluese janë hasur personat e dyshuar B.K. , 22 vjeçar dhe V.M., 24 vjeçar, pas kontrollimit të tyre nga policia ju është gjetur një sasi e substancave narkotike dhe një thikë, ku dhe janë konfiskuar si prove materiale”

“Kurse me datën 27 gusht 2016, rreth orës 20:40, në rrugën ,,Fatime Hetemi, në Vushtrri, njësia patrulluese, ka hasur në personin e dyshimtë Rr. S., 21 vjeçar, ku gjatë kontrollit i është gjetur një sasie substancave narkotike, ku nga i dyshuarit në fjalë substanca e dyshuar i është konfiskuar nga policia si provë materiale” thuhet në komunikatë.

Pas procedurave intervistuese me vendim të Prokurorit të Shtetit, të tre të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Sipas policisë ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale ‘blerje posedim shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psiko tropikë dhe analoge’ dhe ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button