PSP nuk komenton se kur do të ngritët aktakuza e parë

Pas thuajse një viti pasi që Katica Janeva u zgjodh për prokurore speciale, në PSP po përgatitet aktakuza e parë kundër disa personave, shkruan BIRN.

Sipas informacioneve jo zyrtare, bëhet fjalë për lëndë që deri më tani nuk është prezantuar në opinion, ndërsa aktakuza sillet me procedurë të shkurtuar, pasi që bëhet fjalë për vepër penale për të cilën dënimi me burg është parapa deri në 5 vite.

Aktakuza pritet që të ngritët gjatë javës së ardhshme. Është e mundshme që të bëhet fjalë për lëndë që ka lidhje me përgjimet dhe shkatërrimin e dokumenteve zyrtare.

Nga PSP nuk komentuan nëse dhe kur do të ngritët aktakuza e parë nga ekzistimi i kësaj prokurorie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button